Tankstelle

Shala Swiss Oil

Kompania Shala Swiss Oil Petrol është njësi e Shala Group me përvoj prej vitit 1992 në Zvicër me seli në  Kantonin e  Zürich. Shala Swiss Oil Petrol është një kompani e re nga nëntori i vitit 2015 në tregun e Kosovës më saktësishtë në Pejë në sektorin e karburanteve e cila shumë shpejt ka zënë një vend të rëndësishëm ndër kompanitë më cilësore të këtij sektori. E krijuar dhe ideuar për të tregëtuar karburante, Motel,  Hotel, Market dhe Restauarante të një cilësie të lartë për automjetet e çdo lloji.

Shala Swiss Oil Petrol shumë shpejt u pozicionua në kompanitë më të fuqishme për sa i përket, tregëtimit dhe shpërndarjes me shumicë të karburanteve. E pozicionuar per të ju përgjigjur kërkesave cilesore dhe sasiore të klientëve tanë, si tregëtues të hidrokarbureve me pakicë ashtu edhe konsumatorëve të mëdhenj, ne promovojmë jo vetëm cilesinë e padiskutueshme të produkteve të importuara nga Shala Swiss Oil por edhe produktin vendas të rafinerisë nga Shqiperia, Italia dhe Zvicra. Për këtë qëllim ne zotërojmë filiale të tregëtimit me shumicë në Pejë dhe në Kosovë, për të ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi nevojave tuaja. Shoqëria jonë ka ndërtuar disa pika karburantesh në Kosovë për të furnizuar gjitha llojet automjeteve me karburantet nga rafineritë më të mira europiane.

Automjeteve tuaja i duhet vetëm furnizim me karburante të përpunuara në kushtet më të larta teknologjike. Produktet tona janë totalisht të kontrolluara dhe të çertifikuara duke plotësuar të gjitha kushtet ndërkombëtare.  Gjithmonë jemi të fokusuar për të ruajtur standartet dhe cilësinë në çdo moment për të plotësuar të gjitha nevojat e klientëve tanë ekzistent dhe potencial.

Hapje të pikave të reja të Shala Swiss Oil Petrol

Shala Swiss Oil Petrol është në proces të hapjes së pikave në të gjitha komunat e Kosovës.
Me një staf profesional dhe me oferta fantastike.

Compare